Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis kërkon interpelancë me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias për marrëveshjen e re detare me Shqipërinë.
Bakojanis, e cila firmosi paktin detar me vendin tonë në vitin 2009, akuzon Qeverinë greke se po bën marrëveshje të fshehtë me Shqipërinë për kufirin detar në Jon.
Deputetja Bakojanis thotë se pala shqiptare do të përfitojë shumë hapësirë detare nga kjo marrëveshje, ndërsa ka mbrojtur marrëveshjen e vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Sa i përket paktit detar të 9 viteve më parë, ish-ministrja e Jashtme greke e konsideron një marrëveshje të balancuar dhe të dobishme për të dyja palët, pavarësisht se nuk është zbatuar për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Ajo paralajmëron se veprimet e qeverisë greke në lidhje me këtë çështje, do të bëhen precedent negativ në të ardhmen për demarkacionin në vende të tjera.
“Qeveria po merret me çështje kombëtare në mënyrë të paqëndrueshme dhe të papërgjeshme”
, shprehet deputetja dhe ish-ministrja Bakojanis, duke ngritur disa pyetje për Nikos Kotzias:
“Pse qeveria po rishqyrton një marrëveshje të balancuar për zonat detare të vitit 2009, që u ra dakord dhe u nënshkrua nga Greqia dhe Shqipëria
“?
“Cilat pjesë të marrëveshjes po planifikohen që të rishikohen”
?
“Është e vërtetë se qeveria ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin grek për caktimin e kufijve të zonave detare nën “vijën e mesit
“?
/tvklan.al