Për herë të parë ushtria izraelite goditi Damaskun. Sulmet ajrore që tronditën kryeqytetin sirian kishin në shënjestër selinë e divizionit të katërt të ushtrisë. Qyteti Sëeida në jugperëndim të Sirisë është goditur gjithashtu.

Ambasadori i Sirisë në OKB i ka dërguar letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, ku dënon agresionin e Izraelit dhe shkeljen e sovranitetit të Sirisë. Ndërkohë Rusia po grumbullon pajisje ushtarake në një bazë ajrore në Siri .

Imazhet tregojnë dy Antonov AN-124, një nga avionët më të mëdhenj të ngarkesave në botë në bazën ajrore Hmeimim në provincën bregdetare të Sirisë Latakia. Një prej tyre u nis këtë të shtunë ndërsa priten më shumë fluturime duke kryer kështu largimin e plotë.

Nga ana tjetër ushtria amerikane njoftoi se kishte transportuar nga Siria drejt Jordanisë Travis Timmerman i cili ishte zhdukur shtatë muaj më parë në burgjet famekeqe të ish-presidentit Bashar Assad. Ai është mes mijëra personave që u liruan këtë javë nga rebelët. Ndërkohë Siria përveçse është shkatërruar nga lufta përballet edhe me mungesën e nevojave bazë. Një prej tyre është karburanti ku radhë të gjata makinash janë krijuar para pikave të karburantit.

Klan News