Bombardimet izraelite shkaktuan shpërthime të mëdha në Bejrut, pranë aeroportit ndërkombëtar gjatë që synonin objektivat e Hezbollahut.
Aeroporti kufizohet me Dahieh, bastionin e Hezbollahut në kryeqytet ndërsa shënjestruan rreth 200 objektiva të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Mediat amerikane duke cituar zyrtarë izraelitë, raportuan se objektivi ishte Hashem Safieddine, një i afërm i ish-udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Safieddine është konsideruar gjerësisht si kandidati më i mundshëm për të zëvendësuar Nasrallah pas vdekjes së tij në një sulm izraelit javën e kaluar.
Mes të tjerash sistemi i mbrojtjes Iron Dome i Izraelit kapi disa raketa mbi qytetin verior të Haifës mëngjesin e së premtes.
Nga ana tjetër ushtria izraelite vrau dy ushtarë libanezë ndërsa urdhëruan evakuimin e 20 qyteteve dhe fshatrave të tjerë. Ushtria izraelite nuk ka komentuar, por tha se trupat e saj kishin vrarë luftëtarët e Hezbollahut pranë kufirit. 37 persona janë vrarë në sulmet tokësore dhe ajrore në 24 orët e fundit, ndërsa 151 të tjerë janë plagosur.
Ndërkaq forcat izraelite kryen sulme edhe në Bregun e Pushtuar Perëndimor, ku vranë 18 persona në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Tulkarem.
Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë e kishin kryer sulmin në koordinim me shërbimin e sigurisë së brendshme të Izraelit. Ushtria tha në një deklaratë se kishte shënjestruar kreun e infrastrukturës së Hamasit në Tulkarem.
Ndërkaq Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai nuk besonte se do të ketë një “luftë gjithëpërfshirëse” në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli po mendon skenarët për një kundërpërgjigje ndaj Teheranit pas sulmit të së martës. I pyetur nga gazetarët në Uashington të enjten se sa i sigurt ishte ai që një luftë e tillë mund të shmangej, Biden tha: “Sa i sigurt jeni që nuk do të bjerë shi? Shikoni, nuk besoj se do të ketë një luftë gjithëpërfshirëse. Unë mendoj se ne mund ta shmangim atë”, u shpreh Biden.
Gjithashtu udhëheqësit e G7 në një deklaratë të përbashkët dënuan në termat më të fortë sulmin e drejtpërdrejtë ushtarak të Iranit kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal.
Klan News