I arrestuar nga SPAK, avokatët e tij depozitojnë kërkesën në Apelin e GJKKO
Avokatët e Jamarber Malltezit ankimuan në Gjykatën e Posaçme të apelit vendimin për sekuestron e pronave. Mbrojtësit ligjor, pretendojnë se 25 pasuritë e sekuestruara janë me burime të ligjshme.
Bëhet fjalë për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë Euro dhe kuotat tre shoqëri tregtare.
Pak ditë më parë avokatët ankimuan edhe masën arrest me burg duke kërkuar revokimin e saj.
Klan News