Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” Holta ka ardhur për të takuar të ëmën biologjike, por nuk e di se ajo ka një vëlla dhe dy motra dhe këto të fundit ndodhen në studio për ta takuar atë.
Ardit Gjebrea: Është djali i Holtës këtu dhe dy zonjat pranë djalit tënd e di kush janë? Janë motrat e tua. Ti sot mëson se ke dy motra dhe një vëlla.
Holta: Nga një vajzë e vetme që unë e kam patur shumë qejf familjen e madhe.
Alketa dhe Ermira: Ngjajmë pak nga sytë.
Holta: Të ju them një gjë: I ati i Devisit i ka sytë bojëqielli dhe unë i kam bojëkafe. Më kanë thënë që në fisin tënd me siguri Holta kam me sy bojëqielli. Unë me atë atin e Devisit u dashurova nga sytë bojëqielli sepse më pëlqejnë shumë. Pyetja ime është: Ju e dinit?
Ermira: E kemi mësuar shumë të vogla.
Holta: Pse nuk më keni kërkuar?
Alketa: Sepse na kishin thënë që ju kishit vdekur e vogël nga i ftohti.
Holta: Jo, nuk është e vërtetë.
Ermira: Babai të ka kërkuar dhe kështu i kishin thënë.
Holta: Jo, këtë nuk e dija.
Alketa: Mamaja kishte lënë deklaratë që të mos adoptoheshe dhe të mos të të merrte asnjë njeri do vinte të të merrte.
Holta: Mamit i kanë thënë në shtëpinë e fëmijës që ka qenë një vajzë që ka qarë shumë kur më ka lënë dhe një edukatore e shtëpisë së fëmijës ka qarë shumë. Mami im quhet Jorgjia?
Alketa dhe Ermira: Po, Jorgjia./tvklan.al