“Shihemi në Gjyq” është përfshirë nga një debat mes babait, Samiut dhe djalit, Mariusit. Rubrika e ndërmjetësimit nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes tyre. Babai kërkon që djali, i cili është 35 vjeç të largohet nga shtëpia e tyre.
Mariusi kundërshton dhe thotë se kjo do ta linte jashtë bashkë me gruan, e cila është martesa e dytë për të. Ai pretendon se ka kontribuar në famije dhe kërkon një truall, ndërsa Samiu i thotë se gjatë emigrimit s’ka marrë kurrë para prej djalit, madje ka ndodhur e kundërta.
Marius: O baba, tani unë kam qenë në Itali, Greqi, t’i kam sjellë lekët për çdo lloj pune…
Sami: Çfarë më ke dhënë mua more? Nuk t’i mohoj! Ore, hallall t’i kesh, ke marrë nga babai që ke ikur në Itali, ke marrë nga babai që ke ikur në Greqi more zotëri!
Marius: Dakord jam, kam marrë, tani unë dua tokën time që unë të bëj shtëpinë e të iki nga ty, kaq!
Sami: Atë mall që patëm, ato krerë që patëm, 200 krerë dele, ik në Itali, urdhëro lekë, ik në Greqi, urdhëro lekë! E more si e more të parën, nuk më pyete, veprove si veprove, mirë që qe me kaq! Tani zotëri i nderuar, më bëhet qejfi që more këtë tjetrën, ik, puno, jeto!
Marius: Po tani jeta kështu është…
Eni Çobani: Po si është jeta kështu more djalë, martohesh, ndahesh, si është jeta kështu? Sa vjet i ke babanë e nënën?
Sami: Nuk ndahem nga gruaja ime 60 e unë 75 vjeç të ndjek më problemet e tua!
Mariusi thotë se me ish-gruan e parë jetonte në Itali por më pas vendosën të ndaheshin. Samiu i thotë se nuk kërkoi asnjëherë mendim prej tij, por bëri gjithçka sipas dëshirës. Megjithatë, atij i vjen mirë që djali është i lumtur, por nuk dëshiron që të vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Marius: Atje në Itali u ndamë sepse ashtu ishin problemet, rrethanat, nuk na u përputhën…i ndamë gjërat që aty ku ishin, nuk e vazhduam më tej sepse ashtu ishte jeta.
Ardit Gjebrea: E kuptova, ato para që i ke dhënë, për çfarë ia ke dhënë babait?
Marius: Ia dhashë për truallin!
Sami: Dëgjo mirë se nuk të mohon njeri çfarë ke punuar!
Marius: Po mirë ik te vendi jot se dëgjoj!
Sami: Zotëri i nderuar, gruan e parë e gjete vetë, nuk ta gjeti babai!
Marius: Ore vetë e gjeta! Edhe vetë u ndava! Edhe me të dytën!
Eni Çobani: Po prit ore se flet më shumë se babai! Respektoje babain aty!
Sami: E shita mallin të gjithë se iku djali, e shita mallin! Ike more zotëri në Itali! I zgjidhe ti ato problemet apo vajta te ai që e bëmë krushk, vajta unë i zgjidha apo ti? Je pa konflikte me këtë, gjete gruan tjetër, më bëhet qejfi, të kalosh jetën, të krijosh familje, por të lutem shumë ik shiko punën tënde, drejtimin tënd, nuk kërkoj gjë nga ti! Do të mundohem me sakrificën time të mbaj gruan time!/tvklan.al