Tregon për momentet e vështira dhe varësinë ndaj alkoolit e drogës
Jeta dhe sukseset e saj tanimë janë në një dokumentar. I paralajmëruar në muajin Shtator, dokumentari me titull “Billie Eilish: The World’s A Little Blurry”, pritet të publikohet nëpër kinema dhe në platformën “Apple TV+”, në Shkurt të vitit 2021.
Me regji nga R.J. Cutler, ky dokumentar përmban gjithçka, depresionin në adoleshencë, përdorimin e alkoolit dhe drogës dhe përfshirjen e saj në tregun muzikor. Dokumentari është realizuar në bashkëpunim me shtëpinë diskografike të Eilishit, “Interscope Records”.
Sipas mediave rozë dokumentari ka kushtuar mbi 1 milion dollarë. Në një intervistë në Janar Billie deklaroi se jeta prapa kamerave për të ishte një tmerr i vertëtë. “Nuk parë asnjë fragment të tij. Po ndihem e frikësuar për publikimin e tij”, është shprehur ajo.
Javën e kaluar, Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas O’Connell, interpretuan një këngë të shkurtër të Krishtlindjeve, “Silver Bells”.
Kjo këngë është ishte pjesë e koncertit virtual të fundvitit “Jingle Ball”, të organizuar nga “iHeart Radio”, ku këngëtarja i interpretoi edhe hitet e saj, “My Future” dhe “Therefore I Am”.
Klan Plus