Hap frigoriferin, merr një produkt dhe sheh se sapo ka mbërritur data e skadencës. Në shumë raste, produkti përfundon në kosh, bashkë me paratë e shpenzuara me të por ka një rast kur mund ta konsideroni jetëgjatësinë e tij.
Nutricionistja Matina Çobo shpjegon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se siguria e një produkti që është në datën e skadencës varetnga disa faktorë. Ruajtja në kushtet e duhura mund të rrisë jetëgjatësinë e tij, por nuk duhet konsumuar pa u siguruar më parë.
Katerina Trungu: Data e skadencës natyrisht që tregon deri kur ne duhet ta përdorim një produkt. Nëse jemi në atë datë, a duhet ta konsumojmë?
Matina Çobo: Duhet ta provojmë njëherë, por varet nga produkti, varet si ka qëndruar ai produkt, pra në qoftë se janë ruajtur edhe kushtet e magazinimit, çdo gjë, ekspozimi në temperatura të larta mund të favorizojnë prishjen edhe para datës së skadencës kështu që patjetër duhet të kemi shumë kujdes, por është ajo provo dhe shiko.
Katerina Trungu: Nëse është në kushtet e duhura, mund të tolerojmë atë datën fikse./tvklan.al