Një prodhues i vogël nga Tokio i cili fillimisht kishte prodhuar maska karikaturë të Trump, tani prodhimin po e vazhdon me maska të gomës me fytyrën e Biden.

Vetëm në muajin tetor ishin shitur mbi 1,000 maska Biden secila për 22,79 dollarë, është i njejti çmim me të cilin është shitur edhe maska e Trump.

Prodhuesi e pranon që ishte shumë më e lehte të krijoje karikaturën e Trump, pasi ai ishte gjithmonë duke bërtitur, kurse te maska e Biden ka pasur pak më shumë vështirësi, marrë paraysh karakterin e tij më të qetë.

Kompania ka vendosur që deri në fund të vitit të prodhoj edhe 25,000 maska Biden. Ndërkohë, prodhimi i maskës Trump, ka kaluar në linjën e produkteve me më pak kërkesë.
Ndërsa, nga jeta reale Biden po vazhdon të hedhë bazat për administratën e tij. Është Trump, ai që akoma nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve./tvklan.al