Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetin e tij social Facebook, sa i përket rolit të patronazhistëve.

Në rubrikën “Sy më Sy”, kreu i qeverisë nuk i kurseu ironitë, teksa i sqaroi qytetarit statusin që ka një patronazhist në një parti politike, duke marrë shembull dhe modelin që ndjek një botë e qytetëruar demokratike, sidomos partisë që fitojnë zgjedhje dhe dinë si fitohen ato.  

“Sa për patronazhistët Nikolin, ti dhe cilido tjetër që i merr nëpër gojë, iu merr të keqen patronazhistëve sepse me patronazhistët nuk përballeni dot. Dhe që ta mësosh me këtë rast, nëse do ta mësosh, nëse s’do ta mësosh vazhdo se s’ka asnjë problem, je në të drejtën tënde të mbetesh i paditur. Në të gjithë botën e qytetëruar demokratike, patronazhistët janë pjesë e sistemit elektoral të partisë. Trokasin derë më derë, pyetje njerëzve që i hapin derën, mbajtje shënimesh për prirjen e njerëzve, krijim raportesh, rikthim etj. Është botërore kjo, te të gjitha partitë që fitojnë zgjedhje dhe që dinë të fitojnë zgjedhje. Kështu që patronazhistëve ju merr të keqen, vazhdo, dhe sa për padrinon, po të them që unë raportin me të gjithë llumin dhe baltën nuk e kam fare me personat, as me ty, je thjesht një viktimë e llumit dhe e baltës. Se kam fare, hiç, më vinte keq dikur, tani nuk më bën asnjë përshtypje sepse kam kuptuar që nuk luftohet me qorrin që s’do sy, nuk luftohet me shurdhin që s’do vesh, dhe nuk luftohet me murin kur muri nuk do të lërë të vazhdosh rrugën, por kapërcehet dhe vazhdon rrugën”, u shpreh Rama./tvklan.al