Një kambist është grabitur nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Katjel të Prrenjasit. Kambisti me iniciale B.Sh. po shkonte për në banesë kur përpara i dolën disa persona të cilët i morën me forcë shumën e parave dhe më pas u larguan.
Ka qenë vetë kambisti që njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur. Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin ku ndodhi grabitja. Për momentin nuk dihet shuma e saktë e parave të vjedhura. Ndërkohë, 8 persona janë shoqëruar në komisariat për këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në idetifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit. /tvklan.al