Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë një kompeticion të rëndësishëm, kampionatin europian U-17. Ndeshja hapëse do të jetë më 19 maj dhe sigurisht aty s’do të mungojë Albani, maskota e Kombëtares.

Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, presidenti i FSHF, Armand Duka foli për rëndësinë e këtij aktiviteti për futbollin shqiptar dhe përgjegjësinë që i është besuar vendit.

Armand Duka: Shorti hidhet më 31 mars në Shtëpinë e Futbollit, pra fillon ky aktivitet i rëndësishëm për futbollin shqiptar. Është hera e parë që Shqipëria organizon një kampionat europian. 8 skuadrat dhe Shqipëria si vend organizator, janë 7 skuadrat më të mira të Europës, do të marrin pjesë në këtë aktivitet. Është një aktivitet i rëndësishëm për futbollin europian, por për ne akoma më i rëndësishëm,  për një vend si ne që nuk kemi organizuar ndonjëherë të këtyre përmasave dhe nuk kemi mundësi infrastrukturore për të bërë akoma më të mëdha./tvklan.al