Kryedemokrati Sali Berisha shprehet se sipas tij, Altin Dumani nuk ka asnjë vlerë pasi shton se prokurorët e çështjeve nuk e pyesin atë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i demokratëve thotë se në institucionet e drejtësisë ka njerëz të ndershëm që respektojnë ligjin, siç ka edhe nga ana që thotë se bëjnë një lojë bajate të turpshme.

Sali Berisha: Ka në SPAK, në BKH, në gjykatë, njerëz të ndershëm që respektojnë ligjin. Ka në SPAK nga ana që lexojnë aty se duhej vrarë ky politikan, një lojë bajate e turpshme.

Blendi Fevziu: Altin Dumani është kreu i SPAK-ut, ka cigluar arrestimet, përfshirë dhe këtë të Veliajt dhe të Metës.

Sali Berisha: Asnjë vlerë nuk ka. Altin Dumani ka të drejtë se çfarë vendos, prokurori i SPAK as që e pyet fare Altin Dumanin. Dumani ka 2 mundësi, të marrë vetë çështjet, ose të japë mendimet, t’i dërgojë në gjykatë mendimet e tij. Altin Dumani nuk dha asnjë mendim për djegësin e Tiranës. 13 herë citon Ahmetajn për djegësin e Tiranës dhe nuk dha asnjë fjalë të vetme për Veliajn. A dëgjove se djall u bë Ols Dado dhe i lavdëruar u bë Altin Dumani.

/tvklan.al