Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Fshf

Infrastruktura sportive në Shqipëri, FSHF zbulon investimin e radhës

Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar një tjetër investim, sa i përket terreneve sportive në Shqipëri. Bëhet me dije, se FSHF në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, kanë nisur punën për rikonstruksionin e një fushe me bar natyral në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”. Projekti është në fazat e para, ndërsa përveç fushës, do të rindërtohen edhe...

Shkurt 22, 2025

Datat dhe oraret, zbulohet kalendari për pesë javët e ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar kalendarin për pesë javët e ardhshme në Superligë. Janë publikuar oraret dhe datat, për ndeshjet nga java e 26-të deri në javën e 30-të. Java e 26-të do të luhet të Premten dhe të Shtunën, më 21 dhe 22 Shkurt. Java e 27-të...

Shkurt 19, 2025
Stadiumi Luftëtari

FSHF-ja do të ndërtojë dy fusha në Gjirokastër

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të ndërtojë dy fusha të reja në Gjirokastër. Pas përfundimit të punimeve në stadiumin “Luftëtari”, FSHF dhe Bashkia Gjirokastër kanë firmosur mes tyre marrëveshjen për ndërtimin e dy fushave me bar artificial. Ky investim është pjesë e projektit të FSHF-së “100 Fushat” dhe punimet pritet të nisin...

Shkurt 15, 2025
Përplasja mes tifozerive në derbin e kryeqytetit

Përplasjet në derbin Partizani-Tirana, Disiplina jep dënimet

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar vendimet për ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar. Përplasjet në derbi, kanë sjellë pasoja për Partizanin dhe Tiranën. Dy klubet janë dënuar me gjobë, për shkak të sjelljes së tifozëve. Gjithashtu janë pezulluar edhe disa lojtarë, për sherrin mes tyre. Te Partizani janë...

Shkurt 14, 2025

“Mami u mërzit, e quante të turpshme”, nisma në biznes e Armand Dukës: Më lidhi me futbollin

E njohim si biznesmen dhe president të Federatës Shqiptare të Futbollit, por për ata që nuk e dinë, Armand Duka është ekonomist në profesion. Ai pohon në programin “Rudina” në Tv Klan se formimi akademik ka ndihmuar në rrugëtimin e tij pasi menaxhimi duhet të ketë edhe sens ekonomik. Ai rrëfen edhe fillimet e tij...

Shkurt 13, 2025

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho i dërgon një mesazh presidentit Duka

‘Truri’ i ekipit të Kombëtares, Sylvinho është një nga kontribuesit kryesorë për arritjet e saj,  realizimin e ëndrrës së Europianit dhe synimit për kualifikimin në Botëror. Bashkëpunimi i tij me Federatën Shqiptare të Futbollit vijon prej mëse dy vitesh për të cilat është mjaft mirënjohës. Në një mesazh për presidentin e saj, Armand Dukën në...

Shkurt 13, 2025

Armand Duka kujton fillimet modeste në FSHF: Ishim 12 vetë, buxheti 1000 herë më i vogël se sot

Prej më shumë se dy dekadash, Armand Duka drejton Federatën Shqiptare të Futbollit. Përgjatë kësaj kohe, ai ka përjetuar ndryshimet, sfidat, triumfet si drejtues i saj të cilat i ndan për herë të parë në programin “Rudina” në Tv Klan. Duka kujton fillimet modeste të federatës, me një staf fare të vogël e një buxhet...

Shkurt 13, 2025

Kampionati europian U-17, Duka: Aktivitet i rëndësishëm për futbollin shqiptar

Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë një kompeticion të rëndësishëm, kampionatin europian U-17. Ndeshja hapëse do të jetë më 19 maj dhe sigurisht aty s’do të mungojë Albani, maskota e Kombëtares. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, presidenti i FSHF, Armand Duka foli për rëndësinë e këtij aktiviteti për futbollin shqiptar dhe...

Shkurt 13, 2025

“Të gjithë bashkë jemi një!” Jasir Asani surprizon Armand Dukën me një videomesazh

Shqipëria ka lënë pas një vit të mrekullueshëm në futboll, plot emocione të forta e të bukura dhe tani ka nisur përgatitjet për kualifikueset e Botërorit. Rruga përpara është plot sfida, por djemtë e Kombëtares duken mjaft entuziastë. Një prej tyre, golashënuesi me të majtën  ‘vrastare’, Jasir Asani e ka shprehur këtë përmes një videomesazhi...

Shkurt 13, 2025

I bashkoi “Topi i Artë 2024”, Armand Duka vlerëson bashkëpunimin me Ardit Gjebrean: Bëri diferencën

Më 27 janar, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi ceremoninë e tretë të “Topit të Artë 2024” që u transmetua në Tv Klan ku vlerësoi më  të mirët e futbollit shqiptar përgjatë vitit. Presidenti i Federatës, Armand Duka, u ndal në këtë event gjatë intervistës në “Rudina” duke u shprehur se është një festim final. Ai...

Shkurt 13, 2025