Prej më shumë se dy dekadash, Armand Duka drejton Federatën Shqiptare të Futbollit. Përgjatë kësaj kohe, ai ka përjetuar ndryshimet, sfidat, triumfet si drejtues i saj të cilat i ndan për herë të parë në programin “Rudina” në Tv Klan.
Duka kujton fillimet modeste të federatës, me një staf fare të vogël e një buxhet të pakrahasueshëm me të sotmin, por tashmë institucioni ia ka dalë që të fitojë eksperiencë dhe t’i caktohen detyra të rëndësishme.
Armand Duka: Në fillimet e mia në Federatën e Futbollit, ndryshimi është i jashtëzakonshëm. Në atë kohë, nga të gjitha këndvështrimet, vërtet ka qenë një federatë modeste. Duhet të jemi falenderues që ishte të paktën, që ekzistonte s federatë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm. Federata në atë kohë, para dy ditësh në fakt kishim një mbledhje, një analizë dhe ishte edhe sekretari i përgjithshëm në atë kohë, Starova dhe e pyeta, Sulë, sa vetë kemi qenë në Federatë në atë kohë? “12”, tha. 12 vetë me një buxhet shumë modest dhe sot jemi 180, me buxhet nuk e di, 1000 herë më të madh ose më shumë se 1000 herë më të madh dhe gjatë kësaj periudhe, kurrë në Shqipëri nuk ka qenë kurrë organizuar më parë aktivitete ndërkombëtare. Sot, vetëm në vitin e kaluar, ne kemi organizuar 13 aktivitete ndërkombëtare europiane në Shqipëri me nga 4 skuadra, domethënë mbi 30 skuadra europiane kanë marrë pjesë në këto aktivitete. Të njëjtën gjë do të kemi edhe në vitin 2025 dhe si rezultat i eksperiencës, i besimit të institucionit europian apo qoftë edhe pozicionit që ka Federata e Futbollit në atë institucion, është besuar organizimi i kampionatit europian për 17-vjeçarët në 2025 apo i është besuar organizimi i kampionatit europian për 21-vjeçarë në 2027. Këto janë pak a shumë ndryshimet që kanë ndodhur në futbollin shqiptar gjatë kësaj kohe, por për t’i renditur të gjitha, mbase nuk del ky emision, por shumë emisione të tjera. Kjo punë vazhdon, jo vetëm në futboll, por në çdo fushë të jetës. Sa më lart të ecësh, aq më e vështirë bëhet. Sa më lart ta vendosësh stekën, aq më e vëështirë është ta kalosh dhe tani vështirësitë janë akoma më të mëdha.
Duka shprehet se për të gjitha këto arritje nevojitet një shembull si ekipi kombëtar që afron më shumë edhe fëmijët drejt futbollit. Synimi i radhës është Botërori dhe presidenti thotë se do të tentojnë për ta kaluar stekën.
Armand Duka: E dimë që është e vështirë që të shkojmë në Botëror, kemi përballë Anglinë, djepi i futbollit, aty ku ka lindur futbolli që është në një ditë të mirë, kemi përballë Serbinë, Lituaninë, Andorrën dhe pse jo, do të tentojmë, do e hapim edhe atje dhe nëse e realizojmë do të jemi të gjithë shumë të lumtur. Çunat apo i gjithë futbolli e ka vendosur stekën atje dhe ne do ta tentojmë, do ta kalojmë./tvklan.al