E njohim si biznesmen dhe president të Federatës Shqiptare të Futbollit, por për ata që nuk e dinë, Armand Duka është ekonomist në profesion. Ai pohon në programin “Rudina” në Tv Klan se formimi akademik ka ndihmuar në rrugëtimin e tij pasi menaxhimi duhet të ketë edhe sens ekonomik.
Ai rrëfen edhe fillimet e tij në biznes ku ishte ndër të parët në Shqipëri, por njëkohësisht edhe kundërshtimin nga nëna sepse koncepti për paranë ndryshonte krahasuar me sot.
Armand Duka: Iniciativa ime në vitet e para, në vitet ’90 për të bërë biznes privat, nuk e di nëse ka pasur ndonjë ndikim të qenit ekonomist, por mendoj që është ndryshe, njerëzit vendosin ta bëjnë këtë gjë. Kam filluar biznesin që… nëse nuk jam i pari në Shqipëri, jam te 10 të parët kështu që …
Rudina Magjistari: Unë besoj që është e lindur kjo nisma, iniciativa për biznes.
Armand Duka: Jam fëmijë i dy mësuesve dhe të dy prindërit e mi në ’91-shin kur unë fillova të bëj këtë gjë, biznesi i asaj kohe ishte thjesht një tregti shitjeje dhe blerjeje. Kur fillova të blej dhe të shes, mami im u mërzit dhe më thoshte “në asnjë mënyrë, t’i s’mund ta bësh këtë punë, ti nuk je matrapaz të blesh lirë dhe të shesësh shtrenjtë”.
Rudina Magjistari: Sidomos mësuesit!
Armand Duka: Ishte një gjë e turpshme se e quante matrapaz.
Rudina Magjistari: Të bëje para se edhe ideja e parasë për ne ka qenë koncepti i parasë në atë kohë shumë tabu.
Armand Duka: Ato vitet e paa kanë qenë të vështira pastaj akoma më të vështira u bënë në ’97, por edhe ndryshimet e atyre viteve kanë qenë të mëdha dhe në ato luftëra, në ato beteja jemi rritur dhe mabse edhe jemi forcuar, jo vetëm unë, por të gjithë ata që kanë marrë këtë iniciativë në Shqipëri për të bërë biznes në vitet ’90, kanë qenë vërtet jashtëzakonisht shumë të vështira.
Pas blerjes së një kompanie shtetërore, Duka vazhdon edhe sot me ndërmarrjet e tij dhe biznesi shte ura që e lidhi me futbollin.Armand Duka:Arsyeja e lidhjes me futbollin ka qenë pikërisht biznesi. Të qenit një familje sportive, ne jemi familje sprotive që nga babai im, babai im ka qenë një futbollist, një trajner, vëllai im ka qenë volejbollist, mbi 20 vite me Erzenin. Pasi ai la volejbollin, kemi sponsorizuar dhe drejtuar ekipin e volejbollit të Erzenit për ca kohë. Pastaj për arsye të biznesit u afruam edhe me futbollin, me Erzenin dhe me Teutën më vonë, unë u bëra pjesë e komunitetit sportiv. Federatën e Futbollit në atë kohë ma propozoi ish-presidenti i Vllaznisë dhe miku im i cili nuk jeton më, Myftar Çela që “pse jo ti të jesh president i Federatës së Futbollit” duke parë sensin e menaxhimit në biznes. Nuk është se në ato zgjedhjet e para unë bëra një fushatë apo vuajta për t’u bërë president futbolli sepse ishte një gjë e lehtë dhe pothuajse askush nuk kishte dëshirë ta bënte atë punë. Ky ishte fillimi. Nuk e kam menduar në atë kohë që është një gjë vërtet kaq impenjative dhe që vërtet do të më shkodo të më shkojë kaq gjatë dhe do të më marrë kaq kohë./tvklan.al