Listat finale miratohet të mërkurën në kryesinë e PS

Edhe kjo e dielë ishte një ditë intensive takimesh në kampin socialist, ku për të tretën ditë rradhazi, kryeministri Rama zhvilloi takimet me 13 drejtuesit politikë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në fokus të takimit maratonë që zgjati 8 orë në vilën qeveritare nr.30, ishte lista me emrat e kandidatëve për deputetë me të cilët Edi Rama synon të marrë mandatin e tij të katërt për të qeverisur vendin.

Secili prej të zgjedhurve të Edi Ramës i ka dorëzuar shefit të tij listën me emrat potencialë të kandidatëve në qarkun që ata mbulojnë.

Nga ora 10.00 e mëngjesit e deri në orën 18.00 të pasdites, kryeministri ka kaluar në sitë të gjithë emrat e propozuar nga drejtuesit e tij politik, por fjala e fundit për ekipin me të cilin Rama do të garojë në 11 Maj i takon kryesisë, e më pas vetë atij në mbledhjen e 12 Marsit, që përkon edhe me afatin e dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ.

Takimet e së dielës kryeminsitri i mbylli me kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali, njëherazi drejtuese politike për qarkun e Tiranës.

Vetë Edi Rama pritet të kandidojë në listën e hapur, në kryeqytet, pas angazhimit që ka marëë për drejtimin e fushatës në tiranë fill pas arrestimit të Kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Kryesocialsti ka paralajmëruar se në listë të hapur do jenë edhe deputetë aktuale që kanë më shumë se dy mandate, ndërsa në listën e mbyllur prioritet do t’i jepet grave, vajzave dhe të rinjve.

Ndërkohë, interes për të qenë në listën e deputetëve kanë shprehur edhe 4 kryebashkiakë, ai i Beratit, Ervin Demo, kreu i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi, ai i Matit Agron Malaj dhe kryetarja e bashkisë së Dimalit Juliana Mema.

Tv Klan