Shënohet një kapitull i ri i eksplorimit hapësinor. Misioni Polar Dawn i Space X ka shënuar me sukses shëtitjen e parë hapësinore private me në bord komandantin, në këtë rast miliarderin Jared Isaacman dhe astronauten Sarah Gillis në 730 km lartësi mbi Tokë. Testi konsistonte në hapjen e derës së anijes kozmike dhe lëvizjen e tyre për të vlerësuar kapacitetin për të operuar me efikasitet në hapësirë.
Këto teste, të dokumentuara, ishin të nevojshme për kontrollin e trupit, por dhe një sërë lëvizjesh, duke simuluar edhe kushtet pune gjatë të cilave nevojiten riparime dhe instalime.
Gjithashtu janë testuar edhe sistemi Skywalker, një instrument që bën të mundur lëvizjet vertikale, por edhe të pajisjeve fiksuese për këmbët, vendimtare për të mbajtur një pozicion të qëndrueshëm gjatë operacioneve. Testet janë të rëndësishme dhe vijnë menjëherë pas rekordit të një dite me parë ku anija kozmike e kompanisë Space X të Elon Musk arriti të largohej deri në kuotën e 1400 km nga Toka.
Klan News