Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në hapësirë, pas “takimeve të afërta” mes stacionit kinez dhe satelitëve të kompanisë SpaceX të Elon Musk. Stacionit hapësinor kinez Tiangong iu desh të manovronte për të shmangur përplasjen me një satelit Starlink të SpaceX në muajin Korrik dhe Tetor .
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të veprojnë me përgjegjësi në hapësirë .
“SHBA-të… injorojnë detyrimet e saj sipas traktateve ndërkombëtare, duke paraqitur një kërcënim serioz për jetën dhe sigurinë e astronautëve tonë,” tha Lijian gjatë një konference për shtyp.
Shkencëtarët kanë shprehur shqetësime për rreziqet e përplasjeve në hapësirë dhe u kanë bërë thirrje qeverive botërore të ndajnë informacione rreth 30,000 satelitëve dhe mbeturinave të tjera hapësinore që po rrotullohen rreth Tokës. SpaceX ka lëshuar tashmë pothuajse 1900 satelitë si pjesë e rrjetit Starlink dhe planifikon të vendosë mijëra të tjerë.
Klan News