Ky filmim dëshmon një hap të madh të hedhur nga kompania amerikane Space X, në fushën e fluturimeve hapësinore. Është momenti kur për të parën herë, një përforcues raketash kthehet me sukses në kullën e lëshimit nga ku u nis.

Ky hap ka rëndësi të madhe pasi e shndërron këtë pjesë raketash në të ripërdorshme, ndryshe nga deri më tani kur përforcuesi konsiderohej si mbetje që pas lëshimit të raketës, shkëputej nga mjeti fluturues hapsinor që në orbitën e ulët të tokës për të rënë më pas në tokë ose në oqean.

Rikthimi në kullën e hedhjes i përforcuesit të raketës, përveçse i kursen Space X-it miliona dollarë nga kostot e lëshimit të raketave, përbën një hap të madh në përpjekjet për t’i bërë mjetet fluturuese të rikthyeshme në tokë pas udhëtimeve hapësinore, duke krijuar mundësinë e zhvillimit të mjeteve hapësinore drejt Hënës apo Marsit.

Përforcuesi i raketës, ka rolin kryesor në shtytjen e mjetit hapësinor drejt orbitës pasi përmban sasinë kryesore të karburantit të raketës. Aktualisht rikthimi i kozmonautëve bëhet me një modul të veçantë që ndihmohet në rënie nga balonat.

Tv Klan