Kënga triumfuese në Eurovision, Toy, është akuzuar për plagjiaturë. Kompania amerikane “Universal Music Studios” ka thënë se kënga e Netta-s është kopjuar nga hiti i grupit amerikan The White Stripes, Seven Nation Army. Studio i ka dërguar një letër kompozitorëve ku thotë se muzika është e njëjtë.

Madje shumë kritikë të muzikës kanë vënë re ngjashmëritë mes tingujve të dy këngëve. Avokatët e një prej kompanive më të mëdha të muzikës thonë se ka ngjashmëri në ritëm dhe në harmoni dhe kjo është një shkelje e të drejtave të autorit.

Nëse kjo ankesë vërtetohet në gjykatë, Izraelit do t’i hiqet e drejtat e tij pritëse për turneun e vitit 2019. Rregullat e Eurovisionit pohojnë se këngët konkurruese duhet të jenë origjinale dhe asnjëherë të kopjuara.

Vetë këngëtarja izraelite nuk ka dashur të komentojë për këto akuza. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nëse Netta-s i hiqet vendi i parë, ai i kalon menjëherë shqiptares Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në këtë kompeticion me këngën Fuego. Ajo u rendit e dyta në festivalin e muzikës dhe kënga e saj është shndërruar në superhitin e verës.

Klan Plus