Demi Lovato fiton betejën, rikthehet. I kërkon ndjesë familjes dhe fansave
Jeta e Demi Lovatos mori të tatëpjetën kur filloi të bëhej përdoruese e lëndëve narkotike. Për revistën “Pretty Big Deal”, ajo ka rrëfyer se shumë herë i është dashur të përballet me çrregullime në personalitet dhe depresion të thellë si dhe anoreksi.
Në vitin 2018, Lovato kaloi nëe mbidozë dhe u shtrua në spital pasi ishte në gjendje kritike për jetën si dhe filloi terapinë për t’u rikthyer në normalitet. Këngëtarja shtoi se mjedisi toksik, çrregullimet psikologjike si dhe problemet e ngrënies shkaktuan rikthimin e saj te droga.
Ndodhesha në një situatë ku nuk kisha më fuqi. Sinqerisht mendoj se kjo ishte arsyeja që shkaktoi gjithë çfarë ndodhi dy vite më parë. Mendoja se isha shëruar, kur në fakt nuk isha dhe po jetoja një gënjeshtër duke provuar t’i tregoja botës se isha e lumtur me veten, u shpreh ajo.
Që atëherë ajo ndaloi çdo gjë, madje edhe koncertet live. Pas mbarimit të terapisë, Demi publikoi një vit më parë këngën Sober ku i kërkonte falje familjes që ka abuzuar me veten.
Pas shërimit këngëtarja ka falenderuar fansat e saj që e kanë mbështetur të kalonte periudhën më të vështirë të jetës së saj kur ishte përdoruese e drogës.
Klan Plus