Një lajm i trishtë ka trokitur në dyert e familjes së këngëtares Mariah Carey. Këngëtarja ka humbur në të njëjtën ditë dy persona shumë të shtrenjtë në jetën e saj, nënën dhe motrën.
55-vjeçarja nuk ka shpjeguar shkaqet e vdekjes së tyre dhe as nuk ka dhënë datën e saktë.
“Ndihem e bekuar që kam qenë në gjendje të kaloj javën e fundit me nënën time para se ajo të ndërronte jetë. E vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë kësaj kohe të vështirë”– është shprehur ajo në një deklaratë për mediat.
Prindërit e këngëtares u divorcuan kur ajo ishte vetëm 3 vjeç. Carey jetoi me nënën e saj pas divorcit të prindërve, por marrëdhënie e tyre ka qenë me ulje-ngritje siç ajo vetë e ka treguar në librin e saj me kujtime.
Këngëtarja gjithashtu pati një marrëdhënie jo të mirë me motrën e Alison dhe vëllain Morgan. Në librin e saj, artistja shkroi se ndihej më mirë emocionalisht të mos kishte asnjë kontakt me motrën dhe vëllain e saj.
Klan News