Adresat e paidentifikuara në rrjetet sociale janë një nga aspektet e pakontrollueshme të platformave. Ekspertja e mjedisit dixhital Denisa Kele shprehet në “Opinion” në Tv Klan se edhe ajo evtë është gjendur para një rasti të tillë pasi i ishte hapur një adresë false ku kërkonin para në emrin e saj. Prej 6 muajsh, Kele thotë se ende s’ka një përgjigje për identitetin e personit.
Denisa Kele: Unë kam bërë një denoncim vetë, kam bërë një denoncim në Policinë e Sigurisë Kibernetike. Më kishin hapur një adresë, kërkonin para në emrin tim.
Blendi Fevziu: Kërkonin para?
Denisa Kele: Po, duke qenë se kam qenë një personazh që merrej me pjesën e bursës, bëj trajnime dhe kërkonin para në emrin tim. Kam 6 muaj që e kam denoncuar. Adresa është akoma e hapur dhe unë akoma nuk kam një përgjigje se kush është personi që e ka hapur këtë adresë, është gjëja më e thjeshtë të gjesh një IP./tvklan.al