Një familje është tmerruar sapo hapi sytë, pasi u përballën me një piton 5 metra të gjatë. Ngjarja ka ndodhur në Mission Beach në North Queensland.
Lea-Ann Kennedy dhe familja e saj u zgjuan mëngjesin e se premtes por kurrë se kishin menduar se do të përballeshin në shtëpinë e tyre me një gjarpër që peshonte 40 kilogram.
Familja beson se gjarpri po kërkonte një vend për të fjetur dhe ishte “rehatuar” në lavanderinë e tyre.
Zonja Kennedy telefonoi menjëherë shërbimet që merren me kujdesin e gjarpërinjve në mënyrë që ata të largonin nga banesa e tyre, raporton
Daily Mail.
Ata nuk i kanë rezistuar dëshirës për ta filmuar gjarprin që ishte duke fjetur në banesën e tyre dhe më pas videon e kanë postuar në rrjetet sociale. Pitoni besohet të ketë qenë 40 kg dhe i gjatë 5 metra e gjysëm.
“Ai ishte vetëm një piton i bukur dhe nuk donte të na lëndonte, por donte vetëm të flinte gjumë”
ka thënë zonja Kennedy.
/tvklan.al