Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një e re rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë 19-vjeçares me iniciale E. D., e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri. E reja është jashtë rrezikut për jetën.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të metejshme proceduriale./tvklan.al