Gjithçka po shkonte sipas planit për 8 shqiptarët që po vuajnë dënimin në burgun e Korfuzit në Greqi dhe që ishin përgatitur planin për t’u arratisur nga qelia më 15 Gusht.
Kishte qenë kreu i bandës ai që kishte kërcënuar drejtorin e burgut duke i thënë se ‘këtu do të derdhet gjak’. Kaq mjaftoi që shërbimet informative të nisnin një hetim për 2 pavionet e sigurisë së lartë, ku mbaheshin 8 shqiptarët që cilësoheshin si persona me rrezikshmëri të lartë.
Pas kontrollit hetimet zbuluan të fshehura në një sipërfaqe metalike një pistoletë me 6 gëzhoja, thikë dhe pako të improvizuar me drogë, dyshohet heroinë, krehër me 7 fishekë, 3 cigare me lëndë narkotike, 2 telefona celularë dhe një karikues, 4 thika, kufje dhe USB.
Armët ishin fshehur në murin e qelisë, ku pjesë e hetimit janë bërë edhe oficerët e burgut ku dyshohen se bashkëpunonin me shqiptarët kundrejt një ryshfeti.
Kreu i bandës shqiptare që tentuan arratisjen është Mikel Brahimaj, i cili para disa vitesh bëri bujë në vendin fqinj, pasi ishte ai që ekzekutoi avokatin e njohur grek Michalis Zafeiropoulos dhe gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm.
Nuk është rasti i parë që shqiptarët tentojnë të fitojnë lirinë nëpërmjet arratisjes, ku rasti më njohur është ai i Alket Rizai, ku arratisja e tij ishte e denjë për një skenar filmi.
Klan Plus