Admiral Fogo: Tani është koha të krijohet qeveria e re
Ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Prishtinë ka bërë bashkë krerët e shtetit të Kosovës. Ndonëse Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër Presidentin për projektin, siç thotë ai për ndarje të Kosovës, në këtë ceremoni u panë duke u përshëndetur bashkë.
Ndërsa Albin Kurti qëndroi në radhë të dytë, duke i ikur takimit me këta të dy. Në këtë ceremoni komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, Admirali James Foggo, u bëri thirrje partive fituese të zgjedhjeve në Kosovë, që të formojnë qeverinë e re.
“Tani e keni mundësinë që të formoni qeverinë e re. Zgjedhjet ishin të lira dhe shumë gjëra të mira kemi dëgjuar. Kështu po i them popullit të Kosovës dhe zyrtarëve të rinjtë të zgjedhur që të shtyjnë këtë shtet në stabilitet dhe prosperitet”.
Ndërsa u garantua se KFOR-i nuk ka planifikuar për reduktim të trupave të saj në Kosovë. Komandant i ri i KFOR-it është Gjeneral Majori Michael Risi.
Tv Klan