Wolverhampton ka zgjedhur trajnerin e ri. Klubi i Premier League ia ka besuar stolin portugezit Vitor Pereira.

Tekniku 56-vjeçar do të pasojë në stol të larguarin Gary O’Neil. Ky i fundit u shkarkua për mungesë rezultatesh.

Pereira ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa objektivi këtë sezon është mbijetesa.

Pas 16 javëve kampionat, Wolverhampton mban vendin e parafundit në renditje me vetëm 9 pikë të grumbulluara, shumë larg pritshmërive që ishin në fillim të sezonit. /tvklan.al