Nuk prodhoi fitues sfida mes Everton dhe Manchester United, e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.

Dy ekipet ndanë nga një pikë mes tyre, pas barazimit 1-1. Everton e nisi ndeshjen shumë mirë dhe pjesën e parë e mbylli në avantazh të dyfishtë, falë golave të Beto dhe Doucoure.

Megjithatë, në të dytën skuadra e Amorim reagoi dhe barazoi shifrat, me golat e Bruno Fernandes dhe Ugarte.

Në fund arbitri akordoi penallti për Evertonin, por e anuloi atë pas rishikimit të pamjeve në VAR. Me këtë barazim,  Manchester United mban vendin e 15-të me 30 pikë, ndërsa Everton me një pikë më shumë, mban vendin e 12-të.

/tvklan.al