Arsenali u mposht minimalisht në shtëpi nga West Ham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Premier League.

Hap fals i “topçinjve” në garën për titullin kampion. Në derbin e Londrës, vendosi një gol i shënuar nga Bowen në minutën e 44-t.

Me këtë humbje, Arsenali mbetet në vendin e dytë me 53 pikë, 8 pikë më pak se Liverpool kryesues. West Ham mban vendin e 16-të me 30 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham fitoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Ipswich, ndërsa Brighton shkatërroi 4-0 skuadrën e Southampton.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al