Për të gjithë ata që adhurojnë rozën dhe Barbie, është prezantuar celulari me kapak jo vetëm me një dizajn mbresëlënës, por që nuk ka as aplikacionet e rrjeteve sociale.
Celulari ka si funksion vetëm telefonatat, mesazhet dhe një kamera të thjeshtë pasi i përmbahet trendit të detoksit dixhital.
Kjo prurje vjen pas suksesit të filmit “Barbie” që doli vitin e shkuar ku protagoniste ishte Margot Robbie. Filmi grumbulloi 1.4 miliardë dollarë fitime në arkat globale.
Celulari luan një sigël “Hi Barbie” kur ndizet dhe del edhe një njoftim thirrjeje e humbur nga Ken pajisja është dizenjuar nga HMD, prodhuesi i Nokia-s i cili bashkëpunoi me Mattel për të risjellë nostalgjinë në botën e teknologjisë.
“Ky celular të nxit që të shkëputesh nga smartphone yt kur dëshiron të lundrosh më pak dhe të kënaqesh me shumë, gjithçka me ndihmën e një ikone kulture, Barbie. Barbie është po aq e famshme dhe celularët tematikë janë kombinimi i dy gjërave brilante bashkë”.
Në celularin e Barbie gjithashtu mund të përdoren mbështjellëset e zëvendësueshme. Përdoruesit mund edhe ta personalizojnë duke zgjedhur gurë të ndritshëm dhe ngjitëse me simbolet e Barbie.
Celulari Barbie kushton 129 dollarë./tvklan.al