Celulari dhe rrjetet sociale janë tashmë pjesë e pandarë e jetës së përditshme të çdo grupmoshe. Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhur me to reflektohet te fëmijët dhe adoleshentët të cilët i përdorin më shumë, më gjatë dhe jo gjithnjë nën kontrollin e duhur.
Në rubrikën “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, të rinjtë u pyetën për orët që shpenzojnë në celular apo rrjete sociale. Intervali shkonte nga 1 orë e 30 minuta deri në 8 orë dhe orari mund të zgjatet deri vonë. Luisi ndau rastin e tij duke shtangur Gjebrean pasi tha se qëndron në celular deri në 6 të mëngjesit.
Ardit Gjebrea: Kush nga ju rri deri në orën 2?
Luisi ngre dorën.
Ardit Gjebrea: Ja Luisi! Luis, po çfarë bën deri në 2 të natës?
Luis: Atëherë unë nuk rri deri në orën 2, por mund të rri deri në…
Ardit Gjebrea: 2 pa çerek.
Luis: Deri në orën 6 të mëngjesit!
Ardit Gjebrea: E çfarë bën deri në 6 të mëngjesit?
Luis: TikTok, Instagram, rrjete sociale.
Ardit Gjebrea: Dhe nesër si është dita?
Luis: Të nesërmen në orën 6 e gjysmë të mëngjesit fle gjumë, çohem nga ora 2 e drekës, ha bukë, pastaj rri në telefon prapë, gjatë gjithë kohës.
Ardit Gjebrea: Bën “live”apo shikon filma?
Luis: Jo, jo nuk shoh filma, shoh video.
Ardit Gjebrea: Çfarë?
Luis: Çfarë të më dalë në TikTok.
Ardit Gjebrea: Çfarë të pëlqen më shumë?
Luis: Ndjek këta të famshmit.
Ardit Gjebrea: Për shembull?
Luis: Është një që ju ndjek edhe juve, “E Diela Shqiptare”, ndjek disa faqe.
Ardit Gjebrea: Kjo nuk do të thotë që justifikohet se edhe neve na ndjekin shumë./tvklan.al