Java e tetë në Superiore, do të luhet e ndarë në tri ditë, me oraret që janë konfirmuar nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjitha takimet do të luhen në orën 19:00.
Dinamo-Laçi ngre siparin e këtij raundi, me takimin që do të luhet të premten e 4 Tetorit, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Të shtunën do të zhvillohen dy sfida të tjera, me Partizanin që pret Bylisin, ndërsa Egnatia sfidon Skënderbeun në transfertë, në supersfidën e javës së tetë.
E diela rezervon përballje të tjera interesante, siç është Teuta-Tirana, apo edhe Vllaznia-Elbasani.
NDESHJET E JAVËS SË TETË:

/tvklan.al