Pas Champions League dhe Europa League, në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti për fazën e 1/16-ve në Conference League.

Chelsea, e cila është edhe skuadra më me emër në këtë kompeticion, do të përballet me danezët e Copenhagen. Ndeshja e parë do të luhet në Danimarkë, ndërsa ajo e kthimit në Londër.

Fiorentina është vendosur përballë grekëve të Panathinaikos. Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Real Betis  dhe portugezëve të Vitoria.

Ndeshjet e para janë planifikuar të luhen më 6 Mars, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 13 Mars.

Shorti i Conference League:

/tvklan.al