Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, ka zbuluar rrugën e skuadrave drejt finales së Mynihut.

Nëse nuk ka surpriza, në çerekfinale na presin përballje të mëdha. Sipas shortit, fituesi i çiftit Feyenood-Inter do të përballet me fituesin e Bayern Munich-Bayer Leverkusen.

Në krahun tjetër, fituesi i Real Madrid-Atletico Madrid do të sfidojë fituesin e PSV-Arsenal. Barcelona mund të përballet sërish me Borussia Dortmund, nëse kalon Benfica-n dhe në rast se gjermanët kualifikohen ndaj Lille.

Datat e planifikuara për raundin e 1/8-ve janë 4-5 Mars ndeshjet e para dhe 11-12 Mars ndeshjet e dyta.

Rruga drejt finales:

/tvklan.al