Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale, duke shënuar testin e 12-të të Phenianit këtë vit.
Urdhi u dha nga Kim Jong Un i cili e konsideroi testimin si veprimin e duhur ushtarak për të dëshmuar vendosmërinë e Koresë së Veriut për t’iu përgjigjur lëvizjeve të armiqve që kanë kërcënuar sigurinë e vendit të tij.
Peheniani e quajti raketën armën strategjike më të fuqishme në botë.
Ndërsa ministria e Mbrojtjes e Japonisë tha se raketa, e lëshuar fluturoi më gjatë se raketat e tjera saktësisht për një orë e 26 minuta përpara se të zbarkonte jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, në perëndim të ishullit Okushiri.
Në përgjigje të lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut forcat ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut organizuan stërvitje të përbashkëta ajrore.
Lëshimi i raketës vjen pas lajmeve për dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, një veprim i dënuar nga Koreja e Jugut, SHBA dhe NATO.
Klan News