Koreja e Veriut ka ratifikuar një traktat të mbrojtjes me Rusinë, që përcakton se secila palë duhet të jetë e përgatitur për t’i ofruar ndihmë ushtarake tjetrës nëse është e nevojshme.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se Rusia kishte përfunduar tashmë ratifikimin e traktatit i cili u nënshkrua për herë të parë nga krerët e të dy vendeve në qershor.

Kjo thuhet se është marrëveshja më e madhe e mbrojtjes midis Moskës dhe Phenianit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Disa analistë thone kjo mund të sinjalizojë se Koreja e Veriut mund të hyjë zyrtarisht në luftën Rusi-Ukrainë së shpejti. Sipas vlerësimeve të inteligjencës së SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, deri në 12,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi si pjesë e marreveshjes të qershorit.

Shumica e trupave të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë.

Klan News