Të enjten në Bruksel pas më shumë se një muaj mungesë, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Serbisë, do takohen për të biseduar për dy tema.
Ato janë pretendimet financiare dhe të pronësisë në të cilat, gjërat janë të komplikuara – sepse Beogradi ka pretendime në mbi 30.000 prona në tokën e Kosovës.
Kryeministri Avdullah Hoti, thotë se tek të enjten jep detaje pas përfundimit të takimit që mbahet mes koordinatorësh për dialogun.