Java e 29-të, e ka bërë edhe më të ashpër garën në fundin e tabelës në Superligë.

Janë plotë pesë ekipe që luftojnë për mbijetesën, e cila pritet të vendoset në javët e fundit të kampionatit.

Sa i përket renditjes, vendi i parë mbahet nga Egnatia me 53 pikë, e ndjekur nga Dinamo dhe Vllaznia me nga 50 pikë dhe Partizani plotëson katërshen e parë me 43 pikë.

Në vendin e pestë renditet Elbasani me 36 pikë dhe pjesa tjetër janë për mbijetesën. Laçi mban vendin e gjashtë me 32 pikë, i ndjekur nga Bylis me 31 pikë dhe Tirana me 30 pikë.

Renditjen e mbyllin Teuta me 29 pikë dhe Skënderbeu i vendit të fundit me 27 pikë.

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al