Me gjithë vonesat dhe disa problemeve me sistemin për procedimin e votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve insiston se integriteti i votës nuk është cënuar.

Sipas tyre, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 Shkurtit, do të jenë të sakta.

Vlerësojnë se numërimi i votave të kandidatëve mund të zgjasë rreth 2 javë, ndërsa vlerësimi i votave të diasporës parashihet për 10 ditë.

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nisi me 1 ditë vonesë në katër komuna, ndërsa të enjten në të gjitha komunat.

Megjithatë u kërkua që nëse mund të vazhdojnë telashet me sistemin, atëherë komisionerët do t’i kthehen kthehen “planit B”, që është numërimi i votave përmes formularëve.

Gjithashtu në mbledhje u kërkua që të nisë publikimi i rezultateve edhe të kandidatëve për shkak që ata të mos përballen me mungesë të afateve ligjore për ankimim.

Ndërsa për problemet me uebfaqen në KQZ, thonë se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë.

Tv Klan