Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se e numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të kësaj fundjave, do të fillojë sot më 11 shkurt në ora 16:00.
Numërimi fillimisht do të bëhet për votat e 4 komunave.
“Sot në orën 16:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon të fillojë numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh“, thuhet nga burime zyrtare.
Procesi i numërimit në qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative.
Ndërkohë sot nga ora 16:00, në qendrën “1 Tetori” KQZ-ja do të mbajë konferencë për media.
/ Klankosova.tv