KQZ doli pa një vendim për ish-kreun e PSD, Tom Doshi, pas informacioneve që kishte marrë nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me një verifikim që u bë për të për zgjedhjet e 25 Prillit për disa shkelje apo vepra penale.
Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, tha se duke qenë se Doshi e la mandatin e deputetit pas zgjedhjeve ai nuk përfshihet më në ligjin e dekriminalizimit. Për këtë arsye, Celibashi dhe KQZ dolën ditën e sotme pa një vendim për Doshin, për të cilin ka pasur jo pak akuza nga PD sepse është shpallur “non grata” nga SHBA.
Në këtë mënyrë procesi ndaj Tom Doshit përmbyllet pasi nuk ka më mandat deputeti./tvklan.al