Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi e nisi javën me një deklarim në Prokurorinë e Posaçme. Ai është thirrur nga prokurorët e SPAK si person në dijeni.
Doshi ka bërë me dije se është pyetur për zgjedhjet në Rrogozhinë të vitit 2023.
“Kam bërë një takim në Rrogozhinë edhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim, kaq”, tha fillimisht Tom Doshi.
Ndërsa i pyetur në lidhje deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha për shkrirjen e SPAK, Doshi tha se deputetët e PSD do të mbështesin këtë institucion.
“E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët sot në Parlament edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK-un”, tha Doshi.
Kreu u PSD u paraqit i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 09:00 të të hënës dhe u mor në pyetje nga prokurorët për rreth 90 minuta.
Klan News