Veprimet e qeverisë së Kosovës në veri të vendit, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi thotë se kanë më shumë një karakter populist edhe elektoral dhe jo domosdoshmërisht shtetëror.
Ai ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti se çështjen e veriut e ka instrumetalizuar si temë për të tentuar mashtrimet e qytetarëve të Kosovës.
Në kuadër të kësaj ai ka përmendur edhe siç ka thënë “zhurmën” e Kurtit për hapjen e urës mbi Ibër për qarkullimin e automjeteve.
Ka kritikuar shefin e ekzekutivit për stagnim ekonomik dhe degradim të shërbimeve publike, ndonëse sipas tij ai ka pasur kontroll të plotë mbi Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.
Sipas Krasniqit, Kryeministri Kurti propagandën e ka mjeshtëri por që qeverisjen e ka pasur jashtëzakonisht të dobët e të paaftë.
Këto kritika të Krasniqit vijnë në kohën kur kanë mbetur edhe më pak se 5 muaj deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Tv Klan