Ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, mori pjesë në takimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Vjenë.

Në këtë takim, Kroacia konfirmoi mbështetjen e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Diskutimet përfshinë bashkëpunimin ekonomik dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kroacia gjithashtu theksoi rëndësinë e diversifikimit të burimeve të energjisë në rajon.

Kosova gjithashtu ishte pjesë e këtij takimi, e përfaqësuar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

/klanmacedonia