Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje studentëve të heqin dorë nga protestat dhe të kthehen në auditoret e universitetit për të shpëtuar këtë vit akademik.

Vuçiç ka paraqitur projektligjin për arsimin e lartë për të ulur koston e shkollimit për studentët me 50 për qind. Sipas presidentit serb janë më shumë se 230 mijë familje që i fëmijët kanë studentë në universitetet shtetërore.

“Revolucioni me ngjyra ka dështuar. Ata harruan një faktor. Dhe ky faktor quhet populli. Në Serbi, njerëzit thonë se nuk duam shërbëtorë të huaj. Populli dëshiron të vendosë në zgjedhje se kush do të qeverisë në emër të tij, jo në rrugë”, është shprehur Vuçiç.

Premtimet e Vuçiç nuk i kanë joshur studentët që po marshojnë në këmbë nëpër qytetet serbe, duke vijuar të kërkojnë drejtësi pas një fatkeqësie vdekjeprurëse hekurudhore në Novi Sad, Nëntorin e kaluar. 15 persona u vranë kur një çati u shemb në një stacion treni.

Studentët kanë tërhequr mbështetjen e publikut të gjerë pasi shumë serbë kanë fajësuar për tragjedinë dhe korrupsionin brenda qeverisjes.

Klan News