Australia po shkon në përçarje me miliarderin Elon Musk. Kryeministri australian, Anthony Albanese e ka quajtur pronarin e rrjetit social X “një miliarder që mendon se është mbi ligjin”.

Reagimi vjen pasi Musk nuk pranoi të hiqte nga rrjeti social X videon e sulmit me thikë ndaj një peshkopi në Australi disa ditë më parë.

Një gjykatë federale australiane urdhëroi fshirjen e videos nga rrjeti social X, mirëpo kjo platformë në pronësi të Elon Musk e bllokoi vetëm për territorin australian, duke mos pranuar fshirjen totalisht.

Ky refuzim shkaktoi edhe reagimin e Kryeministrit të Australisë.

Elon Musk është një njeri që ka zgjedhur egon dhe që tregon dhunë. Ai është në mediat sociale, por ka përgjegjësi sociale në mënyrë që të ketë atë licencë sociale”, u shpreh Kryeministri Albanese.

Nga ana tjetër, miliarderi Elon Musk reagoi duke thënë se video e sulmit me thikë është bllokuar në tërë Australinë në pritje të një vendimi apeli, por shprehet kundër censurimit në çdo vend të botës.

Miliarderi Elon Musk ka një konflikt të ngjashëm edhe me Brazilin, pasi rrjeti social i tij X refuzoi të zbatonte një vendim gjykate për fshirjen e një materiali.

/tvklan.al