Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë akuza të rënda ndaj Rusisë, duke thënë se Moska ka planifikuar sulme terroriste ndaj linjave ajrore në të gjithë botën.

Këto deklarata Tusk i bëri në një konferencë shtypi nga Varshava së bashku me Presidentin ukrainas, Zelensky.

“Nuk do të hyj në detaje, por mund të konfirmoj vetëm se Rusia po planifikonte akte terroriste ajrore, jo vetëm ndaj Polonisë, por kundër linjave ajrore nëpër botë”, tha Kryeministri polak.

Akuza të tilla janë bërë edhe më parë nga shtete perëndimore. Por Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime për akte sabotazhi dhe sulmesh në Europë.

Zyrtarë perëndimorë të sigurisë dyshojnë se inteligjenca ruse qëndron pas një komploti për të vendosur eksplozivë brenda pakove me mallra që dërgohen me aeroplan në SHBA.

Por Kremlini zyrtar i ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat për komplote dhe akte sabotimi.

/tvklan.al