Ishte Mars dhe bota ndiqte me vëmendje Japoninë se si do të përfundonin fatkeqësitë më të mëdha natyrore në historinë e saj. Ky vend përjetoi një tërmet shkatërrimtar me fuqi 9 të shkallës Rihter. Tërmeti u pasua nga një cunam shkatërrues që goditi reaktorët në centralin bërthamor Dai-Ichi në Fukushima.

Sot, pas 14 vitesh Japonia kujton një nga periudhat e saj më të vështira për shkak të 3 fatkeqësive të njëpasnjëshme. Tërmeti dhe cunami i vitit 2011 la pas më shumë se 20,000 njerëz të vdekur dhe ende të zhdukur dhe shkaktoi katastrofën bërthamore të Fukushimës.

Në të gjithë Japoninë verilindore, njerëzit u mblodhën në 14:46 me orën lokale, pikërisht në momentin kur vendi u godit nga tërmeti. Qytetarët mbajëtn një moment heshtjeje për të nderuar ata që humbën jetën.

Kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Fukushima. Tërmeti dhe cunami i 11 Marsit 2011 shkaktuan aksidentin më të keq bërthamor që nga Çernobili në centralin Fukushima, rreth 220 km në verilindje.

Klan News